Subscribe

Vizion Plus ka siguruar pamjet nga aksioni i Policisë në Britaninë e madhe për kapjen e një shqiptari dhe një shtetasi nga Lituania pas torturës së dy shtetasve të tjerë shqiptarë.

 

 

Andi Alushi 27 vjeç dhe lituanezi 39-vjeçar Valdemaras Kasinskas, anëtarë të një bande, u dënuan dje nga Gjykata britanike me 19 vite e gjysmë burg për rrëmbim personi dhe torturim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

 

 

Të dy këta shtetas mbajtën peng për rreth 10 ditë dy shtetas shqiptarë duke i detyruar ata të hanin në tase për qentë apo të kryenin veprime të tjera denigruese.

 

 

 

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës në ‘shtëpitë e barit’.

 

 

Aksioni i policisë britanike u zhvillua në lagjen Firth Park, rreth orës 04:00 të mëngjesit në Maj të vitit të kaluar.

 

Në videon e mëposhtme, shfaqen dy autorët e ngjarjes, shtetasi shqiptar Andi Alushi dhe lituanezi Valdemaras Kasinskas duke festuar me njëri tjetrin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *