Ketë të hënë Fabian Topollaj nga Bindja Demokratike është shprehur se thirrja e presidentit për referendum në këtë momete ku ndodhet vendi bëhet më shumë në kuadër të aksionit të tij politik, sesa për të dhënë zgjidhje për krizën.

 

Topollaj nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se referendumet janë një e drejtë kushtetuese q ëi njihet popullit në moment të caktuara për të shpreur mendimet në lidhje me një gjendje të caktuar.

 

Gjithashtu përfaqësuesi i Bindjes Demokratike ka theksuar se ditët e fundit presidenti Ilir Meta ka qenë me shumë i ngarkuar me lajme për publikun e ka nisur me përplasje me institucione e tjera kushtetuese të ndryshme. Ndërkohë në lidhje me referendumin sipas tij kreu i shtetit akoma nuk ka një pyetje të qartë me të cilën do ti drejtohet popullit.

 

“Mbajtja e referendumit nuk mund të thirret për ndryshim kushtetute, nëse presidenti e thirr referendumin për ndryshimet e 2008 është një çështje e pazgjidhshme pasi ky është një referendum kushtetues dhe fillimi i një gjë të tillë e bën të mundur vetem permes parlamentit. Presidenti per ta realizuar referendumin duhet të mbledhe 50 mijë firma pastaj që duhet të verifikohen në KQZ dhe në fund duhet që të verifikohet pyetja. Nëse respektohen procedurat sigurisht që verifikimi i firmave dhe mbledhja e tyre dhe pyetjes që shtrohet kanë një afat të caktuar dhe do të thotë që referendumi nuk mund të mbahet në vitet zgjedhore nëse do të thirret një referendum ai mund te mbahet pas 2021 nese do te kemi dhe zgjedhje te parakohshme. Kjo është një mënyrë që Meta ka zgjedhur për të vijuar më shumë aksionin e tij politik se zgjidhjen e krizës. Ndryshimet kushtetuese nuk korigjohen nga referendumi, por nga proceset politike. Nëse presidenti Ilir Meta dhe fluksi i tij politik mendojnë se ka ardh koha për zgjidhje, ajo behet vetem përmes parlamenti. Ndërkohë duket që LSI nuk ka bërë asgjë për ndryshimin e sistemin zgjedhore.  Kriza politike zgjidhet vetem me zgjidhjen e problemit që ka Shqipëria dhe ato janë ndryshimet kushtetuese te 2008 që u dhanë më shumë se ç’duhet pushtet kryetarëve të partive. Në Shqipëri me sistemin e ndryshuar mjafto të jesh kryetar partie dhe ti ke shumë pushtet në shumë drejtime. Individët që i marrin këto parti dhe i trajtojnë si prona private bëjnë dhe situata të ndryshme që krijohen krizat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *