Ekspertja e IT, Denisa Kele, e ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus ndau një rast të njohur, ku një mësuese traumatizonte nxënësit duke iu thënë se nëse bëjnë zhurmë do i çonte në dhomë të zezë dhe se do i linte pa bukë.
Ndërkohë, gazetarja Aida Topalli theksoi se shumë mësues, të cilët akuzohen për pedofili, pas kryerjes së dënimit kthehen sërish në arsim.
Pjesë nga biseda:
Kele: Në momentin që ne nuk pranojmë që çdo profesion mbahet me një lloj kompetence, që nga mësuesi, drejtori, e deri te roja, kemi një problem. Kush është ai prind që ka kohë të shohë fëmijët në shkollë? Pse duhet të bëhemi si shtete si Kina, ku çdo individ monitorohet përmes kamerave? Çfarë do të zgjidhin kamerat? Përkundrazi, do të lindin problematika të tjera. Prindërit do të thonë: “Pse i bërtite fëmijës tim? Pse i fole kështu?” E kështu me radhë. Filloni të monitoroni ata që bëhen mësues sot!
Topalli: Ka mësues që janë akuzuar për pedofili dhe, pas dënimit, janë kthyer në arsim.
Kele: “Mos flisni se do t’ju çoj në një dhomë të zezë ose do t’ju lë pa bukë”, njoh unë një rast ku një mësuese u thoshte kështu nxënësve. Kjo fillon t’i traumatizojë fëmijët. Ata kanë frikë të shkojnë në shkollë. Duhet të monitorohen personat përgjegjës. Zgjidhja nuk gjendet tek mbyllja e TikTok-ut.
/vizionplus.tv





