Subscribe

4 shqiptarë pjesë e një bande që merrej me trafikun e lëndëve narkotike janë arrestuar këtë të enjte në Itali. Autoritetet italiane në bashkëpunim me Policinë e Shtetit finalizuan operacionin e koduar “Beached”, dhe në pranga kanë përfunduar edhe 13 shtetas italianë, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të trafikimit të drogës.

Autoritetet shqiptare bëjnë të ditur se në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017.

Hetimet nisën pas sasive të mëdha të lëndës narkotike të kapura vitet e fundit në brigjet italiane.

Si prova materiale u kapën dhe sekuestruan mbi 4 ton marijuanë, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin.

Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kriminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen dhe shitjen e drogës nëpër qytete të ndryshme të Italisë, kryesisht në veri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *