Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit Tomor Alizoti vizitoi një familje në gjendje të vëhtirë ekonomike. Zonja e shtëpisë, e cila është me aftësi ndryshe për shkak të një aksidenti, i rrëfeu Alizotit se jetojnë në kushte shumë të këqija.

 

“Qeveria më kërkon taksa ndërkohë më jep 27 mijë lek të vjetra. Unë i paguaj shtetit 60 mijë lek. Kryeministri na tha se do t’ju japim shpërblim, as shpërblim, asgjë. Na tha që do të bëjë 80 mijë lek përkrahjen sociale, as përkrahjen nuk e bëri. Edhe me sobën e ndezur nuk u ngrohëm, jam e operuar nga këmbët, kam bërë aksident, i kam të dyja me hekur. Për KEMP-in nuk ma rregulluan, duan lek. Me 27 mijë lek çfarë të paguaj, ujin, apo dritat. Hekur nuk përdor, dush nuk përdor, korent nuk përdor, sepse nuk kam me çfarë t’i paguaj”, tha ajo.

 

Tomor Alizoti i premtoi se gjërat për të do të jenë ndryshe kur PD të fitojë zgjedhjet.

 

“Edhe unë në moshën e djalit tuaj kam jetuar në këto kushte dhe mbështetjen do e keni në maksimum. Ata nuk e dinë se çfarë është vafëria. Është mjerim, masakër dhe turp të ndërtosh poshtë në Berat rreth 3 milionë euro ku të flenë makinat dhe nuk kanë ku të flenë njerëzit. Ne kemi një mision, t’i përzemë me votë. Është fatkeqësi që poshtë derdhen miliona dhe këtu janë njerëzit pa bukë, ky është një tmerr. Ata janë njerëz pa shpirt, kanë qenë dhe do të jenë. Çdo njeri ka të drejtë për jetë dinjitoze dhe të rrisë fëmijët si gjithë bota”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *