Nisur nga zgjerimi i hartës se vatrave të Covid 19 në Shqipëri edhe me Kurbinin, shefja e e Inteligjencës Epidemiologjike në ISHP, Eugena Tomini tha se harta mund të zgjerohet edhe më tej nëse do të kemi zgjerim të kontakteve me personat e konfirmuar pozitiv.
Gjatë një prononcimi në Skype  për edicionin qëndror te lajmeve në Vizion Plus, Tomini u ndal edhe tek rasti i Shkodrës, qytet ku ka pasur ditë pas dite goxha raste të reja me Covid 19.

Ajo tha se në këtë qytet janë marrë masa të tjera shtesë për respektimin e distancimit social dhe të higjenës personale.

“Gjurmimi epidemiologjik ashtu sikurse ka qënë që në fillim në Shkodër por vazhdon sistematikisht për të gjithë kontaktet e rasteve positive. I njejti protokoll në fakt është për të gjitha qytetet e vendit.”

Tomini vlerësoi shumë edhe numrin e lartë të personave të shëruar, qoftë ata që ishin në spital por edhe ata që ishin në shtëpi pa simptoma, apo me simptoma të lehta. Ajo deklaroi se në 5 ditet e fundit të shëruarit janë më shumë sesa pacientet e rinj.

Por në cilin stad është epidemia në vendin tonë?

“ Ne kishim parashikuar që në javën e 4 dhe te 5 të kishim pikun e sëmundjes. Pas kësaj vjen një faze horizontale, jo e rrafshtë.  Në këtë rast për momentin në vendin tonë, ka pamjen e sharrës, e dhëmbëzuar. Në disa moment kemi raste positive në nivel të ulët, një ditë tjetër pak më shumë. Dhe kjo tregon faktin se gjurmimi I thelluar I kontakteve, zbulimi I minitrave në numër të pakësuar të minivatrave familjare të kufizuara, bën që rastet që të shfaqen me intesitetet diku me të ulët, pastaj pak më të lartë.”

Por Tomini bëri apel për të mos ulur vëmendjen sidomos tani që janë zgjeruar fashot e orarit të lëvizjes për në punë dhe shtimin e gamës së aktiviteteve të biznesit.

“ Nëse ne nuk respektojmë distancimin social dhe rregullat e higjenës dhe etiketes respiratore , rrezikojmë të na shtohen personat e infektuar. Edhe pensionistet që do të dalin të shtunën duhet të bëjnë shumë kujdes. Edhe për fashot e orarit janë bërë që të dalin ata që kanë punë, që janë të shëndetshëm dhe me imunitet të konsoliduar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *