E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tom Doshi dhe Sabrina Jorgo u dorëhoqën, betohen dy deputetët e rinj në Kuvend

Ka nisur seanca e sotme plenare, ku në rend dite janë raportimet e disa institucioneve për vitin 2024.

Në fokus të diskutimeve janë dhe Komisionet e Posaçme, atë për Reformën Zgjedhore dhe Territorialen, ndërsa pritet që të vendoset edhe për ngritjen e tyre.

Në nisje të seancës, u betuan dy deputetët e rinj të Kuvendit, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku, të cilët vijnë nga radhët e Partisë Socialdemokrate.

Brahimi dhe Lasku futen në Kuvend si më të votuarit nga listat e PSD-së në Shkodër pas dorëheqjes së Tom Doshit dhe Sabina Jorgos./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë