Toleranca fetare në Elbasan ka ekzistuar ndër shekuj.

 

Kështu ka deklaruar Imam Dorian Balliu, në një inetrvistë për Quo Vadis në Vizion Plus, teksa përmend edhe shumë familje intelektualësh që janë zhvilluar dhe mbështetur njëri-tjetrin, pavarësisht përkatësisë fetare.

 

“Toleranca fetare tek ne nënkupton që unë të respektoj ty për atë që je dhe ti më respekton mua për besimin që kam. Por unë nuk vij të bëj ritet e mia te kisha, dhe as ti te xhamia. Unë besoj këtë që jam unë, që jam mysliman dhe ai beson atë që është, i krishterë. Rruga Egnatia është sinjikative sepse i ndan dhe dy lagjet në mes.

 

Tek kjo lagje e famshme do gjesh famile Paparisto, Papamihali, Shuteriqëve, familja e Budajve, familja e Nosit, e Aleksandër Xhuvanit. Aleks Buda po të lexosh për historinë e tij thuhet që ka lindur në Perandorinë Osmane në qytetin e Elbasanit, por ka vdekur në periudhën e komunizmit. Nëse nuk do kishte tolerancë e mirëkuptim, ato nuk do zhvilloheshin dhe nuk do bënin karrierë në jetën e tyre“, tha Imami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *