E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Tmerr në Shqipëri”/ Mediat greke shkruajnë për ngjarjen horror në Fier

Vrasja e 8-vjeçarit nga fqinji i tij dje në Fier është pasqyruar edhe nga mediat greke.

 

Duke e përshkruar një ngjarje horror, protothema.gr ka shkruar me detaje krimin makabër që tronditi vendin.  “Tmerr në Shqipëri, 8-vjeçari vritet me lopatë nga fqinji”, shkruan media në fjalë.

 

Reklamë

Po ashtu, krimi i tmerrshëm ndodhur në fshatin Greçalli të Fierit u raportua edhe nga “Politis”.

 

“Banorët e fshatit Greçalli në Fier janë të shokuar pas vrasjes horror të një djali 8-vjeçar, i cili vdiq tragjikisht në duart e fqinjit. Vrasësi 38-vjeçar, i cili më parë ka qenë i arrestuar, e rrëmbeu fillimisht 8-vjeçarin dhe më pas e vrau atë. Deri tani, policia bën me dije se zhdukja e 8-vjeçarit ndodhi në orën 9:00 të mëngjesit të së martës, ndërsa 38-vjeçari e kishte mbyllur djalin në shtëpi. Prindërit e fëmijës denoncuan zhdukjen e tij 6 orë më vonë kur djali nuk u kthye në shtëpi. Policia, pasi filloi kërkimet në shtëpinë e Klodian Kallamanit, gjeti trupin e djalit të mbuluar me dhe në oborrin e shtëpisë. Vrasësi rrëfeu në polici krimin brutal, ndërsa shumë qytetarë kërkojnë hakmarrje dhe dënim me vdekje për 38-vjeçarin pas publikimit të fotos…”, shkruan media greke.

Vazhdo të lexosh

Reklamë