SHBA po regjistron mijëra viktima nga COVID 19 nga dita në ditë. Më shumë se 1700 persona kanë humbur jetën këtë të premte, nga të cilët mbi 800 janë shënuar në New York.
Sipas të dhënave nga “Johns Hopkins University” totali i viktimave ka shkuar në 18 mijë e 325. Me këtë trend, ditën e shtunë oër fat të keq SHBA do të parakalojë Italinë ( me 18 mijë e 849 viktima) dhe të jenë vendi me humbjet më të mëdha në njerez nga epidemia.

Përhapja ne SHBA është vërtet e frikshme. 25 mijë raste të reja janë shënuar vetëm këtë të premte.

Në total në SHBA kemi 494 mijë të prekur, shifër  jashtëzakonisht e lartë e cila përbën rreth 29% të shifrës totale në rang global.

Në New York, sipas guvernatorit Cuomo për të katërtën ditë me radhë numri I viktimave në 24 orë shkon mbi 700 duke shkaktuar kaos jo vetëm në spitale por edhe në sherbimet funerale aq sa mediat raportuan hapjen e varreve massive.

Rreth 8 mijë persona kanë vdekur gjithsej në New York, po shkon thuajse trefishi I viktimave nga sulmet terroriste te 11 shtatorit ( 2753).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *