Pëllumb Petritaj, është rikthyer në burg.

Biznesmeni kontrovers pas disa muajsh shtyrjeje të seancave gjyqësore ndaj tij është përballur sërish me drejtësinë.

Në seancën e mbajtur të hënën në gjykatën e Vlorës, Prokurori Albert Kuliçi, kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga garanci pasurore në arrest me burg.

Ndërsa trupa gjykuese e kryesuar  nga Atalanta Zeqiri dhe anëtar Skënder Haluci dhe Albert Spiro, ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorit.

Ai u arrestua fillimisht ne tetor 2018 ndersa u lirua pas ndryshimit te mases se sigurise nga arrest ne burg ne garanci pasurore ne vleren 25 milion leke ne maj te vitit 2019.

55 vjecari akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave kishte tjetërsuar sipërfaqe të mëdha tokash buze detit në Vlorë, më konkretishtg një sipërfaqe prej 100 hektarsh në Zvërnec.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *