E martë, 17 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tjetërsimi i 67 hektarëve tokë, SPAK kërkon burg për ish kryebashkiakun e Divjakës dhe zyrtarëve të tjerë

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar për ish- kreun e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, dëniminme 1 vit burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të kryer në bashkëpunim. Krahas dënimit me burg, prokuroria ka kërkuar edhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë prej 3 vitesh.

Prokuroria kërkon shpalljen fajtor edhe tre të pandehurve të tjerë, Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo, të akuzuar për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim.

Për Dorjan Spahon kërkohet 1 vit burgim dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike, për  Andi Bullari kërkohet 1 vit burgim dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike, ndërsa për Ledio Xharo, 1 vit burg dhe 2 vite ndalim për ushtrimin e funksioneve publike.

Çështja lidhet me dhënien me qira të rreth 67 hektarëve tokë në pronësi të shtetit, për ndërtimin e impianteve diellore. Këto sipërfaqe rezultonin të regjistruara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si tokë bujqësore.

Reklamë

SPAK pretendon se zyrtarët kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurave për ndryshimin e kategorisë së tokës dhe dhënien e saj me qira për një periudhë 10-vjeçare.

Në konkluzionet e saj, prokuroria vlerëson se provat e administruara gjatë hetimit dhe gjykimit mbështesin akuzën e shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.