Tjetër skandal në futbollin turk, Fenerbahce braktis pas 3 minutash ndeshjen e superkupës

Nga Ervin Sina
Ajo që u paralajmërua u bë realitet. Superkupa e Turqisë e këtij viti mes Gallatasaru dhe Fenerbahce u fut në histori për ngjarjen që prodhoi.
Skuadra e Fenerbahce në fakt kishte vendosur të protestonte në një mënyrë krejtësisht të paprecedentë kundrejt federatës turke të futbollit, duke aktivizuar ekipin e të rinjve në një ndeshje kaq të rëndësishme, dhe derbi kaq të luftuar në historinë mes dy klubeve.
Skuadra e madhe e Stambollit u paraqit në fushë me ekipin e të rinjve, pësoi gol nga Gallasatarai në minutën e 1 përmes Mauro Icardit dhe më pas në minutën e 3, ekipi u tërhoq nga fusha duke braktisur finalen,.
Gallatasari, për të mos zhgënjyer edhe me shumë tifozët e vet të pranishëm në stadium, luajti një ndeshje brenda familjes, titullarët kundër stolit dhe në fund festuan ngritjen e trofeut.
Ishte në fakt një trofe që duhet të ishte luajtur në 29 dhjetor të vitit të kaluar në Riad të Arabisë Saudite, por ndeshja nuk u zhvillua për shkak të një incidenti diplomatik mes dy vendeve, pasi arabët refuzuan që ekipet të mbanin veshur bluza me foto dhe shkrime dedikuar Presidentit të parë të republikës turke Mustafa Kemal Ataturk.
Këtë herë Fenerbahce vendosi të protestoje pët të gjitha zhvillimet që pasuan incidentet në kampionat kundër Trabzonsor, ku u dhunuan lojtarët e Fenerbahce.
Këta të fundit kishin kërkuar gjyqtar të huaj dhe shtyrje të ndeshjes së superkupës për një datë tjetër, duke qenë se janë të impenjuar këtë mesjavë në Europë në konferencë league./vizionplus.tv/




