E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tjetër masakër në Gaza, mbi 60 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite

Palestinians inspect the site of an Israeli strike on a school sheltering displaced people, amid the Israel-Hamas conflict, in Gaza City, August 10, 2024. REUTERS/Abed Sabah

Një sulm ajror izraelit ka goditur një shkollë të kthyer në qendër strehimi në qytetin e Gazës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune duke vrarë më shumë se 60 persona dhe duke plagosur rreth 47 të tjerë.

Ky mund të konsiderohet një prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën 10-mujore mes Izraelit dhe Hamasit.Ushtria izraelite e ka marrë përgjegjësinë duke pretenduar se ka goditur një qendër komanduese të Hamasit brenda shkollës.

Reklamë

Goditjet kanë ndodhur pa paralajmërim, teksa njerëzit kanë qenë duke u falur në xhami. Sulmi vjen në një kohë që ndërmjetësit e shteteve të Bashkuara, Katarit dhe Egjiptit, i kanë rritur përpjekjet për te finalizuar armëpushim në Gaza si dhe për të ulur tensionet në rajon, pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran.

Fushata ushtarake e Izraelit në Gazë ka vrarë më shumë se 39.600 palestinezë, dhe ka plagosur më shumë se 91.000 të tjere. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë