E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tjetër largim nga Skënderbeu/ Bajram Jashanica kalon në Kosovë me Ballkanin

Pas 7 vitesh pjesë e Skënderbeut, Bajram Jashanica largohet përfundimisht nga skuadra korcare. Lojtari ka firmosur në Kosovë me skuaderën  e Ballkanit në Ipko Superligë.

29 vjecari është prezantuar të enjten ndërsa ka firmosur një kontrtatë që  do ta mbajë atë në Suharekë për dy vitet e ardhshme.

Reklamë

Faqja zyrtare e klubit njoftoi tifozët për arritjen e kësaj marrëveshje.

Për mbrojtësin kishte interesime edhe nga disa skuadra të superiores, si Partizani, Kukësi, apo Tirana, por lojtari kosovar ka preferuar të vazhdojë karierën e tij  jashtë Shqipërisë dhe  sezonin  e ardhshëm të luajë për Ballkanin.

Jashanica ishte pjesë e ekipit të Skënderbeut që nga viti 2013 dhe regjistroi 7 gola të shënuar. Ndërsa  ka luajtur edhe me kombëtaren e Kosovës, para se të pranonte dënimin nga UEFA.

Një tjetër largim ky për Skënderbeun që vjen pas Bregut, Kolicit dhe Ditës. Moment i vështirë në kampin korcar sepse skuadra duhet të ndërtojë nga e para ekipin për sezonin e ardhshëm ndërsa është në pritje dhe të vendimit nga Gjykata Federale e Zvicrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë