E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tjetër akuzë për Florenc Çapjan, në kërkim për atentatin ndaj ish-punonjësit të policisë, Fadil Mema

Pasi u dënua nga Gjykata e Posaçme me burgim të përjetshëm për vrasjen e babë e bir në Elbasan, i shumëkërkuari Florenc Çapja, do të përballet më një tjetër gjykim.

Ai tashmë po kërkohet nga drejtësia shqiptare për tentativën e vrasjes së ish-policit të rrugores, Fadil Mema në vitin 2006.

Më herët për këtë çështje Gjykata e Elbasanit i pushoi akuzat e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtës pa leje, duke e liruar nga paraburgimi.

Të njëjtin vendim e dha edhe Gjykata e Apelit në Durrës.

Por sot, Gjykata e Lartë i ndezi dritën jeshile hetimit të kësaj ngjarjeje duke zhbërë vendimet e mëparshme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë