Zyrat e gjendjes civile ne te gjithe vendin u hapen kete te shtune, per t’iu ofruar qytetareve sherbimin e paisjes me karten e identitetit.

 

Për shkak të fluksit te krijuar gjate diteve te javes per aplikimet e kartave, ministria e brendshme ka urdhëruar personelin qe te qendroje ne pune, ndonese eshte nje dite pushimi.

 

“Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë – thuhet ne deklaraten e ministrise.

 

Por mesa duket qytetaret nuk kane qene te gjithe te informuar, pasi këtë të sshtunë, ne zyrat e gjendjes civile kishte shume pak persona qe kerkonin te rinovonin karten e tyre te identitetit.

 

Nderkohe mesohet se zyrat e gjendjes civile mund të hapen edhe fundjavat e ardhshme, por kjo në varësi të fluksit të aplikimeve.

 

Autoritetet nga ana tjetër u bejne thirrje qytetareve qe të verifikojnë skadencën e kartës ID dhe të mos e lëne për ditën e fundit aplikimin.

 

Ky është një vit ky shumica e ID, skadojnë dhe Ministria e Brendshme ka ripërsëritur herfë pas herfë thirrjen që të rinovohen kartat për shkak se nuk mund të merren shërbime pa këtë dokument.

 

Qytetarët mund të aplikojnë për kartë të re edhe para afatit të skadimit të ID të vjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *