E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zjarri tek “Siri Kodra”, shkak mbingarkesa elektrike

Mbingarkesa elektrike ishte shkaku i zjarrit qe shkrumboi dje ne mbrëmje një magazinë ne rrugën ‘Siri Kodra” në Tiranë.

 

Nga zjarri u dogj plotësisht ambienti i mbushur me materiale hidrosanitare, vegla pune elektrike dhe mallra industriale, ndërsa mësohet se flakët nisën në pjesën ku ishin abazhurët. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Reklamë

Pranë magazinave ndodhej dhe një rrobaqepësi, por nuk është prekur nga zjarri. Flakët vijuan deri pas mesnate dhe u tymi u përhap thuajse në gjithë pjesën veriore te kryeqytetit. Në zonë shkuan forcat e policisë, 6 zjarrfikëse, autoambulanca dhe dhjetëra efektivë të policisë së Tiranës.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë