Subscribe

Banoret e njësisë 5 kane tashme nje rruge te rikonstruktuar plotësisht; behet fjale per “Rrugën e Kosovareve”, e cila lidh Parkun e Liqenit me “Komunën e  Parisit”. Kryebashkiaku Erjon Veliaj gjate inspektimit te saj ka theksuar se dhe kjo rruge ka trotuare e korsi biçikletash, duke iu larguar modelit te shtrimit te rrugëve vetëm per efekt elektoral.

“Për këtë rrugë kanë paguar qytetarët me të ardhurat e këtij viti nga agjencia e parkingjeve. 100 lekëshat që njerëzit kanë paguar në parkingjet publike të bashkisë, janë përkthyer në korsi biçikletash, trotuare dhe rrugë si kjo. Kjo do të thotë që secili qytetar që jep një kontribut në mënyrë të ligjshme, me kupon tatimor, në agjencitë e bashkisë, sigurohemi që automatikisht kthehet në investim publik.”

Sipas Veliajt, pikërisht per ketë arsye është futur edhe kultura e re e parkimit publik ne mënyre qe paratë e paguara nga qytetaret t’u kthehen po atyre ne formën e investimeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *