E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tiranë, goditet baza e prostitucionit

Një rrjet prostitucioni u shkatërrua nga policia e kryeqytet, duke çuar në pranga tre femra dhe një mashkull. Operacioni i koduar “Deep”, zbuloi rrjetin qe e ushtronte aktivitetin në periferi të Tiranës, pranë Bëzhitës. Arrestimi i 4 personave u bë pas një hetimi një mujor nga seksioni i trafiqeve te paligjshme, nga ku ka rezultuar se nje grua 61- vjeçare kishte krijuar kushtet e duhura në lokalin e saj, duke venë në dispozicion ambientet për kryerjen e prostitucionit, kundrejt pagesës 3000 deri ne 5 mije lekë. Gjithashtu, 61-vjeçarja, sipas policisë, kishte rekrutuar në rolin e kameriereve dy vajza të moshës 24 dhe 30 vjeçe, me origjinë nga Tirana dhe Elbasani, të cilat kryenin prostitucion ne katin e trete te përshtatur si hotel, me klientët te ndryshëm të bar-restorantit. Surprizë për policinë e Tiranës, ishte edhe gjetja e një sasie të konsiderueshme të parave: pas kontrollit u sekuestruan afro 4 milion lekë si dhe rreth 7 mijë euro

Më shumë video

Reklamë