Një 32-vjeçar është gjetur i plagosur me armë zjarri në automjetin e tij mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje policia u shpreh se ka qënë një tenativë vetëvrasje. Sipas saj në rrugën  “Siri Kodra”, tek Magazinat, ka patur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, për një person të plagosur. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Policisë, të cilët kanë konstatuar mjetin tip Audi, ku në brendësi të automjetit  ndodhej një shtetas i plagosur i cili u dërgua në S.Q.U. dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka bërë  identifikimin e këtij shtetasi, i cili quhet E. Rruka, 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka tentuar të vrasë veten. Në brendësi të mjetit është gjetur një armë zjarri tip pistolet model 54, një predhë dhe një gëzhojë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *