Atmosfera e festave e fundvitit ndihet kudo në Tiranë. Maratona festive ngre siparin sot për të vijuar deri në ndërrimin e viteve, ku në sheshin “Skënderbej” veç panaireve me produkte artizanale dhe organizimeve të tjera, mbahen edhe koncerte.
Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert, ku dhjetëra artistë do të ngjiten në skenë, për të përforcuar për të gjithë ata që këto vigjilje festash do të jenë në shesh.
Koncerti vijon deri në mesnatë për të festuar në prag të Krishtlindjes
Edhe institucionet kulturore kanë bërë gati kalendarin e aktiviteteve që do të shoqërojnë qytetarët përgjatë këtyre ditëve.
Traditë e Operës në këtë periudhë festive është vënia në skenë e shfaqjes së baletit “Arrëthyesi” e kthyer tashmë në një traditë.
Një ofertë kulturore të pasur ofrojnë edhe teatrot. Në Teatrin kombëtar vjen shfaqja “Fundjava”, për të vijuar me komedinë “Nuk do të gënjejmë kurrë”, ndërsa në Teatrin Eksperimental vijon “Lezetet e mëkatit bashkëshortor”.
“Thrift Fest” mbahet gjatë gjithë ditës të Pazari i Ri në Tiranë sot dhe nesër teksa është improvizuar dhe një mini “Christmas Market”.





