Subscribe

Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar Fitër Bajramin. Veliaj tha se sot Tirana është më e bashkuar se kurrë, me dëshirën që fryma e bashkëpunimit dhe shërbesës të vijojë edhe pas muajit të Ramazanit.

 

“Sot Tirana është më e bashkuar! Kur mendoj se kemi kaluar disa sfida të paimagjinueshme, siç ka qenë tërmeti, pandemia, ne nuk do ia kishim dalë nëse nuk do e ndanim këtë barrë. E kemi ndarë me xhamitë e Tiranës, me komunitetet e besimit, me ata që kanë ofruar një pjatë supë, kanë menaxhuar raste shumë të vështira të njerëzve të sëmurë nëpër spitale, dhe vetë fakti që e kemi këtë mundësi për ta ndarë këtë barrë, e ka bërë qytetin tonë më të mirë, e ka bërë Tiranën më të bashkuar dhe më solidare. Sikur të sillemi çdo ditë si në Ramazan, besoj që shumë prej atyre veseve të vogla, përçarjeve e cic-miceve të vogla, debateve, mund të fashiten nëse kemi parasysh që ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa gjërat që na ndajnë. Ju uroj të gjithëve shumë sukses, ju falenderoj nga zemra për bashkëpunimin. Gëzuar festën e Bajramit. Ne do të jemi në disa qendra sociale sot për të shërbyer vaktin e festës dhe do të doja ta vazhdonim me frymën e shërbesës, bashkimit dhe dashurisë për qytetin tonë. Shëndet e mbarësi për ju e gjithë familjet tuaja”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *