E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tirana në “qiellin e shtatë”/ Shkon në play-off të Europa League pa luajtur fare

Tirana do të shkojë direkte  në Play Off-in e Europa League, pa qënë nevoja të luaj në turin e tretë paraeliminator. Fati i ka buzqëqeshur bardhebluve që u përzgjodhën në short së bashku me Ludogoretsin e Bullgarisë, duke qënë kështu vetëm një ndeshje larg fazeve të grupeve. Një arritje historike,  kjo që më parë e ka mundur ta prekë vetëm Skënderbeu ndërsa  kryeqytetasit do të kërkojnë të bëjnë surprizën këtë sezon.

Ndërsa në shortin e turit të dytë të Europa League ku bëjnë pjesë dhe 5 skuadrat shqiptare Teuta, Laci, Kukësi, Shkëndija dhe Renova fati i ka rezervuar një short ferri, vecanërisht për Teutën dhe Kukësin. Djemtë e detit do të kenë  përballë Grandën e Spanjës ndërsa favori i vetëm është se do të luajnë në Niko Dovana.

Nga ana tjetër edhe Kukësit ishte i pafat  sa i takon kundërshtarit pasi do të presi  Wolfsburgun e Gjermanisë në shtëpi. Presidenti i verilindorëve, Safet Gjici menjëherë pas shortit tha se janë kundërshtarë të vështirë por futbollit asnjëherë nuk i dihet .

Laci do të ketë përball izraelittët e Hapoel ber Sheva, një kundërshtarë i lehtë në letër për kurbinasit  duke parë  skuadrat e tjera. Sa i përket ekipeve shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkëndija do të ndeshet me rumunët e Botoshan ndërsa Renova do tëkërkojë të fitojë  perballë kroatëve të  Hajduk Splitit .Të gjitha ndeshjet do të jenë me një takim dhe do të zhvillohen në 17 shtator.

Vazhdo të lexosh

Reklamë