E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tirana mungon në Athinë, Rama nuk u ftua nga Mitsotakis, ndërsa Begaj refuzoi ftesën

Çështja “Beleri” vijon të mbajë të tensionuara marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.

 

Sot në mbrëmje kryeministri i Greqisë do të mbledhë në një darkë informale të gjithë liderët e Ballkanit, ku Shqipëria do të mungojë.

 

Reklamë

Kryeministri Rama nuk mori një ftesë nga Mitsotakis për t’iu bashkuar tryezës, ndërsa presidenti Begaj e refuzoi atë me argumentin e axhendës së ngarkuar.

 

Nga ana tjetër pjesë e darkës ballkanike do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të qëndrojë në Greqi për dy ditë.

 

Sipas axhendës, të martën Kurti do të zhvillojë një takim me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.

Vazhdo të lexosh

Reklamë