Subscribe

Kjo e premte solli një rënie të numrit të të vdekurve nga koronavirus në Shqipëri. Marjeta Dervishi, përfaqësuese e Ministrisë së Shëndetësisë, tha se në orët e fundit ka humbur betejën me COVID-19 vetëm një pacient.

 “Fatkeqësisht, edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 58 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.”

135 raste të reja me koronavirus u konfirmuan gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Më shumë se gjysma e tyre i përkasin Tiranës. Në kryeqytet u zbuluan 113 të infektuar, numri më i lartë që ka patur një qytet që kur nisi pandemia këtu.

“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 113 raste në Tiranë, 11 në Durrës, nga 2 raste në Kukës, Vorë, nga 1 rast në Shkodër, Krujë, Has, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kamëz.”

Numri i pacientëve në intubim është përgjysmuar në krahasim me një ditë më parë.

“Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 20 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.”

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 72 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3227, që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë infektuar gjithsej 6.151 persona, ndërsa kanë vdekur 189 të sëmurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *