E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tirana me mungesa përballë Korabit/ Egbo: S’ka vendim për Kobinën, bëjmë edhe pa të

Kjo e enjte do të rikthejë skuadrat në fushë për turin e dytë në Kupën e Shqipërisë. Tirana edhe pse përballë një kundërshtari jo shumë të vështirë në letër si Korabi, do të duhet të bëjë llogaritë pa disa titullarë si Ismailgeci apo Erion Hoxhallari, 2 lojtarë të ftuar në kombëtare.

 

Megjithatë, tekniku Emmanuel Egbo në konferencën për shtyp tha se skuadra është përgatitur mirë fizikisht ndonëse kjo ndeshje mund të promovojë edhe lojtarët e rinj në skuadër.

 

Reklamë

Egbo bëri një koment dhe për lajmin që po qarkullon së fundmi lidhur me largimin e futbollistit Ganez Kobina.

 

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Partizani do të ndeshet me Apoloninë, Teuta pret Kastroitin, Kukësi-Besa dhe derbi juglindor Skënderbeu-Pogradeci.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë