Subscribe

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit perëndimor janë mbledhur sot në Tiranë në kuadër të Ministerialit të Procesit të Berlinit.

 

Ministri Igli Hasani priti në Pallatin e Brigadave, për herë të parë në Tiranë homologen Gjermane Annalena Bearbock , komisionerin për zgjerim Oliver Varheley, ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë si dhe diplomat të tjerë.

 

Në fokus të diskutimeve të ministerialit ndër të tjera është siguria në rajon, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Zhvillime, të cilat ministrja gjermane për punët e jashtme Annalena Berbock, tha se po bëhen kërcënim për mbarëvajtjen e procesit të Berlinit.

 

ANNALENA BEARBOCK

MINISTJA GJERMANE PËR PUNËT E JASHTME

 

“Tensionet e ditëve të fundit në Serbi në Kosovë po rrezikojnë procesin e Berlinit dhe kjo është arsyeja pse bëj thirrje të fortë së bashku me partnerët e Bashkimit Europian por dhe të SHBA-së se Serbia duhet të reduktojë forcat që kemi parë së fundmi. Dhe si anëtare të NATO-s duhet të tregojmë shumë kujdes dhe vendosmëri këtu në rajon”

 

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist në veri duket se janë reflektuar fort edhe në Tiranë.

 

Pas fjalës hyrëse të ministrit Hasani, kryedipomati serb Ivica Daçiç ka refuzuar të jetë i pranishëm në foton familjare.

 

Kjo situatë ka vënë në lëvizje ministren e jashtme gjermane, e cila ka zhvilluar edhe një takim kokë më kokë mes të.

 

Takimi i ministrave të jashtëm mbart një rëndësi të veçantë edhe për faktin se ai trajton çështje thelbësore si integrimi europian apo rritja e sigurisë.

 

Pas përfundimit të diskutimeve ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministrja gjermane Annalena Baerbock dhe komisioneri për Zgjerim i KE-së, Oliver Varhelyi, do të mbajnë konferencë për media.

 

Ky është takimi i parafundit që i prin samitit të procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë në 16 tetor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *