Subscribe

Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim sportistë, presidentë të federatave sportive dhe përfaqësues të sportit, për të diskutuar lidhur me aplikimin e Tiranës për të marrë titullin e Kryeqytetit Evropian të Sportit për vitin 2023.

 

“Shumë njerëz më pyesin pse na duhej titulli Kryeqyteti Europian i Rinisë. Mund t’i kishim bërë aktivitetet edhe pa këtë titull. Por, është prestigj për qytetin, një stimul, një mënyrë si marketohet emri i qytetit. Tirana vlente më pak kur disa vitesh plehrat ishin mullar, sot vlen më shumë sepse njerëzit thonë: Nëse nuk vjen për tre muaj në këtë qytet, s’e kupton ku je, sepse ndryshon shumë shpejt”

 

Kryebashkiaku shtoi se Tirana po investon më shumë se kurrë më parë në sport dhe sipas tij, kjo do të vijojë edhe me realizimin e projekteve të mëdhaja, pavarësisht titullit vitin e ardhshëm.

 

“Ne do fillojmë punimet për Pallatin e ri të Sportit “Asllan Rusi”; të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me stadiumin “Selman Stërmasi” sepse besoj se është shumë herë më e mirë që të kemi një hapësirë, siç është Arena Kombëtare, por nuk mjafton për të gjitha aktivitetet e qytetit, ekipet dhe skuadrat që janë shtuar. Ne, me ose pa titullin, do ta organizojmë edhe Maratonën e Tiranës, po ashtu edhe Triathlonën. Sigurisht, titulli na jep një stimul më shumë, por ky është viti për të bërë këto investime, siç përdorëm vitin e Rinisë për të bërë më shumë gjimnaze e për të bërë më shumë palestra e më shumë terrene,”

 

Titulli “Qyteti Europian i Sportit 2023” jepet për qytete të ndryshme europiane nga institucioni ACES EUROPE, qw ndodhet pranë Komisionit Europian në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *