Subscribe

Merkato e dimrit  sapo ka nisur në futbollin shqiptar dhe skuadrat e kategorisë superiore i kanë gati emrat e rinj në skuadër. Tirana e ka filluar në mënyrën më të mirë vitin 2021 pasi ka zyrtarizuar goditjen e parë për merkaton e janarit.

25 herë kampionët e Shqipërisë  kërkojnë të mbrojnë titullin në kryeqytet, duke afruar  lojtarë me peshë siç është ai i futbollistit nga Kumanova, Taulant Seferi . 24-vjeçari është zyrtarisht lojtari më i ri i kryeqytetasve .

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi, i cili me anë të një njoftimi, ku i komunikohet tifozëve arritjen e marrëveshjes mes dy palëve.

Sipas njoftimit, talenti i kombëtares shqiptare vjen në formën e huazimit deri në muajin qershor më pas Seferi do të kthehet tek gjigandët e  Zvicrës ,  skuadra e Young Boys, klub i cili zotëron dhe kartonin e tij. Seferi luan në qendër të sulmit,  ndërsa së fundmi është i aktivizuar dhe si sulmues krahu.

24-vjeçari ka qenë i grumbulluar dhe me kombëtaren shqiptar, ku ka treguar një paraqitje të shkëlqyer në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *