E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Tirana gati për ndërrimin e viteve, festimet kulmojnë me koncertin e madh në sheshin “Skënderbej”

Maratona festive në Tiranë ka ndritur siparin që prej datës 25 Dhjetor për te vijuar deri në ndërrimin e viteve.

Në sheshin “Skënderbej” veç panaireve me produkte artizanale dhe organizimeve të tjera do të mbahen edhe koncerte. Por Bashkia e Tiranës vëmendjen për festa duket se këtë herë e ka çuar edhe përtej qendrës së kryeqytetit.

Edhe më datë 31 Bashkia ka organizuar një koncert, i cili nis në orën 19:00. Dhjetëra artistë do të ngjiten në skenë, duke dhuruar performanca për të gjithë ata, që këto vigjilje festash do të jenë në shesh.

Theks të veçantë autoritetet venë edhe te siguria dhe mbarëvajtja e aktiviteteve, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe strukturat përkatëse, për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë