Subscribe

E kthyer tashme tradite, edhe ne Tirane dita e verës do te mbipopulloje rrugët e sheshet, ndërsa do te bllokohet qarkullimi per mjetet.

 

Kete 14 mars festa pagane, nje dite zyrtare pushimi, nis festimet nga pazari i ri me përurimin e ambienteve te reja dhe tërësisht te rikonceptuara. Me pas nga kjo zone do te vijojnë aktivitete artistike dhe muzikore.

 

Disa ore para nisjes se festimeve te ditës se verës bashkia po i jep dorën e fundit “Pazarit te ri” tashme i rikonstruktuar.

 

Festimet do te shtrihen përgjatë bulevardit duke rrethuar me aktivitete artistike e muzikore edhe çadrën e opozitës. Pranë ish-hotel Dajtit, tek piramida dhe sheshi Nene Tereza do te kete panaire te ndryshme, aktivitete per fëmije dhe koncerte muzikore. Këtë vit edhe dekori per ditën e verës ka ndryshuar.

 

Zona e ish-bllokut dhe parku i liqenit do te jene dy pika te tjera ku festimet do te shtrihen deri ne mesnate. Bashkia u ben apel qytetareve te shmangin përdorimin e makinave pasi përgjatë bulevardit, por dhe ne zona te tjera nuk do te lejohet as parkimi

 

Festimet e ditës se verës jane parashikuar te nisin ne orën 9 te ditës se marte dhe mbyllen pas mesnate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *