Tirana ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 35 të Superligës.

 

Bardheblutë arritën të fitonin në transfertën e vështirë të Laçit me rezultatin 1 me 3.

 

Greca në minutën e 6 dhe Cobbinah në të 36 e pjesës së parë I dhanë avantazhin ekipit të Tiranës duke mbyllur pjesën e marë me avantazhin e dy golave.

 

Por në të dytën gjërat u komplikuan për ekipin bardheblu pasi Shtubina në të 61 minutë ngushtoi avantazhin në 1 me 2.

 

Por kur u duk se Laçi do arrinte të barazontye shifrat, ishte Hasani ai që në minutën e 84 I dha qetësinë dhe 3 pikëshin ekipit bardheblu me golin e shënuar prej tij.

 

Me këtë fitore Tirana arriti të ngjitet në kuotën e 44 pikëve dy më shumë se Kastrioti, I cili fitoi nga ana tjetër në shtëpi përballë Teutës me rezultatin 2 me 1.

 

Një fitore që duket se nuk ka arritur ta nxjerrë nga zona e ftohtë, duke e lënë të hapur për javën e fundit luften per mbijetese.

 

Nga ana tjetër, Sknëderbeu ka arritur të mposhtë në shtëpi ekipn e Luftëtarit me rezultatin 2 me 0 ndërsa Partizani ka barazuar me Kukësin 1 me 1.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *