Subscribe

Tirana është shpallur për të dytin vit radhazi fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një pritjeje për lojtarët që sfiduan Vllazninë para ngritjes së trofeut të këtij kompeticioni, u shpreh krenar për arritjet e ekipit bardheblu.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

“Jam shumë krenar për ju, jo vetëm për skuadrën që është këtu, por edhe atë të tifozerisë, fanatikët dhe të gjithë ata që japin mbështetje me kaq dashuri, ata që punojnë në prapaskenë, mjekët, drejtorët e klubit. E vlerësoj jashtë mase. Fakti që kemi sjellë një kupë në Tiranë do të thotë se nëse vendos jo vetëm zemrën, por edhe paratë, suksesi është i garantuar. Bëmë mirë që vendosëm financat, jo vetëm për të rregulluar “Fahrie Hotin”, por për t’i dhënë skuadrës tonë të gjitha mjetet. Kjo tregon edhe faktin se çdo para e investuar në sport prodhon shumëfish, jo vetëm kupën, se patjetër që kjo do jetë në një stendë, por prodhon edhe djem e vajza të rinj që shohin një model në shoqëri,”

 

Trajneri i skuadrës Erkand Karaj falënderoi bashkinë për mbështetjen që i jep veçanërisht basketbollit.

 

ERKAND KARAJ

TRAJNER I TIRANES

 

“Që ta bëjmë ekipin kampion duhet të fillojmë të investojmë fillimisht që kampionët mos të vriten, mos të dëmtohen, të kenë ku të zhvishen, të kenë kushte. Nuk e mendoja kurrë që do vinte edhe ndryshimi në infrastrukturë edhe dy kupa.”

 

Synimet e këtij sezoni për skuadrën e Tiranës janë maksimale, ndërsa objektivi mbetet titulli kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *