Subscribe

Takimi i ministrave të Jashtëm të BE edhe njëherë ka konfirmuar se Gjykata e Lartë dhe Ligji Zgjedhor janë një pengesë kyce në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit. Ministri gjerman i shtetit për Europën, Mikael Roth në një konferencë për shtyp pas takimit tetë orësh deklaroi se duhet ende kohë për konferencën e parë ndërqeveritare.

 

MICHAEL ROTH

MINISTER I SHTETIT PER EUROPEN

“Konkluzionet e muajit prill nga komisioni europian ishin shumë të qarta në përmbushjen e kushteve nga Shqipëria. Gjykata e Lartë dhe implemetimi i ligjit zgjedhor mbeten cështje kyce. Ne jemi optimistë se konferenca e parë ndërqeveritare do të ndodhë shpejt por puna e gjykatës duhet të vazhdojë, procesi i vetingut gjithashtu, duhen  më shumë gjykatës dhe prokurorë për të zëvendësuar ata që kanë lënë postin. Shqipëria është një vend i vogël me konflikte poitike, duhet gjetur konsensus për ligjin elektoral. Edhe pse  Shqipëria është në rrugën e duhur, nuk mund të them nëse mund ta arrijmë konferencën deri në fund të këtij viti.”

 

Ministri gjerman për punët e jashtme bëri të qartë se të gjitha vendet anëtare u shprehën pozitivisht për kornizën e negociatave përvec Bullgarisë.

 

“Bullgaria iu referua disa pikave të rëndësishme. Presidenca gjermane është përpjekur ti bëjë bashkë të dyja vendet por kjo do të varet edhe nga vullneti i Bullgatrisë dhe Maqedonisë së Veriut për kompromis. Nuk është vetëm në duart tona. Të dyja vendet kanë treguar kurajo dhe kanë punuar fort dhe Ballkani perëndimor ka nevojë për një sinjal të fortë pozitiv se projekti i zgjerimit funksionon.”

 

Bullgaria  i ka vendosur si kusht Shkupit zyrtar gjuhen e historinë, duke e bërë të qartë se do të vendosë veton kundër Maqedonisë së veriut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *