Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
18 June 2026
Vizion fokus

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me...

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten edhe për...

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet duhet të...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja çfarë deklaroi

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO,...

BE hap kanale të reja me Moskën, nisin kontaktet...

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Tirana bën bashkë liderët europianë/ Çfarë pritet të ndodhë në Samitin e BE, nga nënshkrimi marrëveshjes tek ‘përplasja’ Kurti-Bërnabiç

16 Tetor 08:41

Zyrtarët më të lartë të Brukseli dhe krerët e Bashkimit Europian pritet të mblidhen këtë të hënë  në Tiranë për samitin në kuadër të procesit të Berlinit, samiti i parë prej vitit 2014 që zhvillohet në një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

Në këtë samit do të marrin pjesë presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen, komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Verhelyi, ndërkohë që është konfirmuar se në Tiranë do të mbërrijë kancelari i Gjermanisë Olaf Scholtz.

 

Samiti do të zhvillohet në ambientet e piramidës, një godinë e ndërtuar  për të nderuar ish-diktatorin komunist Enver Hoxha, i cili për rreth 5 dekada e izoloi vendin tonë dhe në ditën e ditëlindjes se tij  krerët e be së bashku me liderët e vendeve të rajonit do të japin mesazhin se vendi i Shqipërisë dhe fqinjëve tanë është në Bashkimin Evropian.

 

Samiti do të nisë punimet në orën 11.00 dhe marrëveshja e vetme që do të nënshkruhet është ajo për njohjen e diplomave për disa profesione, ndërkohë që do të inaugurohet edhe Kolegji i Europës.

 

Procesi i Berlinit u krijua nga ish-kancelaria gjermane Angela Merkel, në vitin 2014 si një mekanizëm për të ndihmuar vendet e Ballkanit perëndimor të integrohen sa më shpejt në Bashkimin Europian e për të forcuar bashkëpunimin rajonal.  Por ky samit mbahet në sfondin e tensioneve mes Serbisë e Kosovës të cilat u ashpërsuan pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

 

Nga Kosova në takim do të jetë kryeministri Albin Kurti, ndërsa nga Serbia do të jetë kryeministrja Ana Bernabiç dhe mbetet për t’u parë a do të ndihet jehona e konfliktit edhe në këtë samit.

 

Ndërkaq në Tiranë mbërrin edhe kryeministri grek Mitcotaqis, vizita e tij e parë pas tensionimit të marrëdhënieve mes Tiranës e Athinës zyrtare pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili i përket minoritetit grek.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
BE kosove kurti Lidere samiti i BE

Nga e njëjta kategori

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në humnerë

më shumë...

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë i 37 vjeçarit të mbytur në liqenin e Ulzës

më shumë...

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale të UNESCO, Rama: Moment krenarie!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:47

Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona...

10:36

Studimi: Lëngu i frutave ndihmon dietën, por...

10:32

Trump: Forcat ushtarake amerikane do të mbeten...

10:04

G7 mbyllet me fokus Ukrainën, Zelensky: Premtimet...

9:24

Mbyllet dita e 18-të e protestës, qytetarët...

9:06

Ish-kryeministri i Spanjës del para gjykatës, ja...

8:45

Çfarë përmban drafti i marrëveshjes SHBA-Iran?

8:20

Nxirret pas 48 orësh trupi i pajetë...

7:55

Shqipëria zgjidhet anëtare për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale...

7:34

BE hap kanale të reja me Moskën,...

7:15

Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisin...

7:11

Samiti i G7, Trump: Marrëveshja me Iranin...

7:07

PE miraton rregullat e reja për kthimin...

6:20

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

6:02

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga...

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela 13 metra e la...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.