E hënë, 16 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

TikTok del jashtë funksionit në SHBA! Mesazhi i “lamtumirës” që i dha përdoruesve amerikanë

TikTok ka ndërprerë funksionimin në Shtetet e Bashkuara disa orë para se të hynte në fuqi një ligj që do të ndalonte platformën. Përdoruesit amerikanë panë një mesazh në aplikacion që informonte për miratimin e ligjit, duke thënë se “nuk mund të përdorni TikTok tani për tani”.

Në mesazh, platforma shprehte mirënjohjen për Presidentin Trump, i cili kishte treguar se do të punonte për të gjetur një zgjidhje për rikthimin e TikTok pas marrjes së detyrës.

“Ne jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se ai do të punojë me ne për një zgjidhje për të rivendosur TikTok sapo të marrë detyrën,” thuhej më tej në mesazhin drejtuar përdoruesve.

Ky ndalim ndodhi pasi TikTok paralajmëroi se do të ndalonte shërbimet të dielën nëse administrata Biden nuk do të garantonte se ndalimi nuk do të zbatohej.

Reklamë

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka thënë se ka shumë të ngjarë të japë një afat 90-ditor për TikTok pas marrjes së detyrës të hënën.

“Zgjatja 90-ditore është diçka që ka shumë të ngjarë të ndodhë, pasi është e përshtatshme”, tha Trump për NBC News të shtunën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë