E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Tifozi nga “Fan Zone” parashikon rezultatin: Fiton Inter 2-0, nuk përballoj dot asnjë gol të PSG

Magjia e finales së madhe të Champions League mes PSG dhe Interit ka zbritur edhe në Tiranë.

Atmosfera elektrizuese që ka përfshirë Mynihun është ndjerë që prej mëngjesit në zemër të kryeqytetit, ku tifozë të shumtë, shqiptarë dhe turistë, janë bërë pjesë e aktiviteteve të shumta në Fan Zone, në Arena Center, një organizim i veçantë nga Vizion Plus dhe Tring.

Loja e madhe luhet në “Allianz Arena”, por zemra rreh fort edhe këtu, në Tiranë.

Gazetarja e Vizion Plus, Tea Sadiku, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Roland Zili, ka përcjellë atmosferën nga Arena Center.

Reklamë

Tea Sadiku: Tifozët e parë kanë mbërritur dhe janë gati për të parë finalen. Tifozët e Inter janë të shumtë. Konkurrentët e “Albania’s Got Talent” do të performojnë deri sa të fillojë ndeshja.

Gazetarja Sadiku gjithashtu ka pyetur një tifoz të Inter lidhur me rezultatin që parashikojnë për ndeshjen e sotme.

Tifozi: 2-0, nuk përballoj dot asnjë gol të Parisit. Fitorja do të thotë shpërblim për gjithë sakrificën si për ne ashtu edhe për skuadrën për gjithë sezonin që kemi kaluar bashkë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë