Ngritje tonesh dhe debate të ashpra u shënuan këtë të hënë mes deputetit Dashamir Shehi dhe Eduard Shalsit në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua nisma e qeverisë për marrjen e Eurobondit.

 

Pas kërkesës së Shalsit drejtuar deputetëve të opozitës që mos të qeshin kur flasin kolegët e mazhorancës, ka reaguar kreu i LZHK-së, i cili, ndërsa e quajti legen, i bëri thirrje Shalsit që mos t’i bëjë moral, me argumentin se secili mban përgjegjësi personale për “gjestet e pahijshme”.

 

Eduard Shalsi: Unë nuk besoj se as zoti Shehi, as ndonjë deputet tjetër nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme është që edhe kur nuk biem dakord mos të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Konstatova dy fakte dhe shpreha dy shqetësime, sikundër që çdonjëri prej jush është i bindur t’i thotë. Unë kam përgjegjësinë të moderoj këtu por nuk kam asnjë të drejtë mbi ju. Shpreh bindjen se Komisioni do të vijojë me profesionalizëm duke kundërshtuar njëri-tjetrin, por duke qenë të papëlqyeshëm për njëri tjetër. Nëse dikush do të ndërtojë një objeksion, do të bëjë ironi, do qeshi do të marrë një fjalë apo kundërshti nga personi tjetër, atëherë natyrisht, por mua nuk më shqetësojnë debatet konstruktive, as shpotitë dhe as të qeshurat ndonjëherë për sa kohë nuk janë dashakeqe, sikundër nuk ishte dhe rasti konkret.

 

Dashamir Shehi: Shiko po jua kursej këtyre kolegëve këtë muhabetin sepse është i kot ky moralizmi. Këtu nuk je pronari i frontit këtu. Për gjestet e pahijshme që bëjmë ne mbajmë përgjegjësi personale. Zonjën e njoh që fëmijë dhe nuk pas qëllim as të qeshë dhe as ta poshtërojë. Ky është një budallallëk i kot. Pse qeshe ti? Unë mund të qesh dhe kur thua ti ndonjë fjalë. Jam 64-vjeç, kam 30-vjet në këtë parlament, mos e bëj më dhe kaq. Mos e bëj më dhe kaq, legen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *