Showbiz
“Ti je shpërblimi që kam marrë nga kjo jetë”, si rrallëherë Mariza Ikononimi bën dedikimin e veçantë për partnerin

Këngëtarja e njohur shqiptare Mariza Ikonomi feston sot për bekimin e saj të madh në jetë siç e quan ajo. Partneri i saj Blendi Greco feston ditëlindjen dhe Mariza nuk ka si të mos i shprehë fjalë zemre. Por si rrallë herë, para të gjithë ndjekësve.
Përmes një postimi në instagram Mariza shkruan:
Reklamë
“Tani e kuptoj që të gjitha kohërat e vështira të jetës time më kanë sjellë drejt teje. Sinqerisht çdo gjë ia paska vlerë sepse ti je shpërblimi kuptomplotë që kam marrë nga kjo jetë por edhe teorema më e vështirë. Ti dhe Melodia. Gëzuar ditëlindjen shpirt.”
Këngëtarja vetëm pak kohë më parë është bërë nënë e një vajze e cila quhet Melodi./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh
Reklamë




