Tetë ditë para zgjedhjeve parlamentare, kryetari i PD-së, Sali Berisha, takoi qytetarët e Peqinit dhe Gramshit për t’u kërkuar atyre të mbështesin “Aleancën për Shqipërinë Madhështore” dhe për të ndryshuar të ardhmen e familjeve të tyre.
Berisha deklaroi se në 100 ditët e para, qeveria e PD-së do të garantojë që asnjë qytetar të mos jetë në mjerim, duke vendosur minimumin jetik prej 200 eurosh.
“Ne mund të bëjmë një ndryshim epokal, sepse nuk do të ketë pension më poshtë 200 eurosh në 100 ditët e para”, tha Berisha.
Një prej premtimeve kryesore të PD-së lidhet me shëndetësinë, dhe Berisha premtoi se në Shqipëri nuk do të shitet asnjë ilaç përveç atyre që përdorin qytetarët e BE-së dhe SHBA-së.
Kryetari i PD-së, Berisha, akuzoi rivalin politik, Edi Ramën, se po i shmanget përballjes për bilancin e 12 viteve të qeverisjes socialiste, duke deklaruar se korrupsioni është arsyeja pse situata ekonomike është e vështirë.
Lideri i opozitës, Berisha, u bëri apel qytetarëve që të votojnë opozitën më 11 maj, për të dërguar një mesazh kundër korrupsionit të kësaj qeverie./vizionplus.tv





