E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Thirrje terroriste dhe mbështetje për ISIS; Apeli dënon me 4 vite burg kuksianin 57-vjeçar

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, l në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me 4 vite burg të Ibrahim Lekicit  për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

 

Vendimi u dha nga një trupe gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Daniela Shirka (anëtare).

 

Reklamë

Për shkak se do ti ulet 1.3 e dënimit shtetasi Ibrahim Lekici do të duhet te kryeje denimin me burg për një periudhë 2 vjet e 8 muaj.

 

57-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj 2022.

 

Ibrahim El Salih (Lekica), sikurse ai njihej, postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto terroriste ne mbeshtetje te ISIS,  bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër institucioneve shtetërore dhe në mesin e postimeve uronte që të shkatërrohej shteti i Izraelit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë