Pas një viti e gjysmë Serbia-Shqipëria-Maqedonia e Veriut nuk do të kenë më asnjë pengesë në kufi për qyetarët e tyre teksa do të kalojnë lirëshëm në këto tre vende. Ky ishte premtimi i Ramës, Aleksandër Vuçiç edhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, në Beograd, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

 

Sipas Vasilit, kjo nismë është një tradhti ndaj Kosovës dhe aspiratës evropiane të shqiptarëve.

 

“Rama, Open Ballkan dhe tradhetia ne mes! Open Ballkan eshte qartesisht per Edi Ramen skena e dhurua nga Vuçiç qe nje i shitur si Edi Rama te luaje dramen e tradhetise se vet. Tradhetia eshte vendosur si shumekembesh ne mes te skenes qe tradhetari Rama te luaje perqark saj vallen e zeze te tradhetise. Tradheti ndaj Kosoves te cilen Rama e uren e stigmatizon e perçmon dhe i fut thika pa shpine gje qe nuk e ka bere kurre asnje shqiptar tjeter qofte ky lider apo qytetar i thjeshte. Tradheti ndaj Shqiperise, te ciles ja shet falas interesat ekonomike dhe gjeostrategjike ne kembim te dashurise per Vuçiçin dhe interesave te Serbise. Tradheti ndaj integrimit europian te Shqiperise, duke nxitur e provokuar urrejtjen ndaj Bashkimit Europian, duke mos permbushur asnje kusht per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE, duke folur 24 ore ne dite per nje hiçgje si Open Balkan thjesht per te relativizuar integrimin ne BE dhe per te realizuar alibine per orientimin drejt Lindjes. Tradheti ndaj interesave te perditshme te shqiptareve duke i bishtnuar zgjidhjes se problemeve kritike te ekonomise se vendit dhe ekonomise familjare te shqiptareve dhe duke u perdredhur e bere lozonjarin me Vuçiçin ne kurriz te interesave te shqiptareve duke u bere sherbim interesave ekonomike dhe gjeopolitike te Serbise. Sa here qe Open Balkan çfaqet eshte e qarte per kedo qe Rama ka gatuar tradhetine e radhes. Edi Rama ka rekordin me te turpshem te ndonje kryeministri shqiptar te majte apo te djathte se ka shkuar shume here me teper ne Serbi se sa ne Kosove. Te gjithat sperdredhjet prostitutive para kamerave te Rames per Open Ballkan s’jane gje tjeter veçse konfirmime te reja te njepasnjeshme te nje tradhetie, qe vetem thellohet. Per Shqiperine ka vetem nje rruge, qe meriton cdo sakrifice dhe ajo eshte integrimi ne Bashkimin Europian. Plotesimi i kushteve eshte Road Map-i per te arritur ne BE, ne kete destinacion integrues prosperues dhe shumedimensional. Shqiptaret kane vetem nje aspirate: Shqiperia si gjithe Europa dhe jo Shqiperia si Serbia.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *