Xhaxhai i Aldi Ramës është arrestuar nga policia, pasi ktheu masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjykata e Lezhës vendosi sot që ai të rikthehet sërish në burg.

 

Gjatë kontrollit të banesave nga policia ditën kur ndërroi jetë Aldi Rama nuk është gjetur në banesë. Sipas burimeve, Baki Rama kishte shkuar në Tiranë për të marrë trupin e pajetë të nipit Aldi Rames.

 

Aldi Rama është autori i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha. Ai ndërroi jetë tre ditë më parë në spitalin e Traumës në Tiranë. I riu u soll me urgjencë nga spitali i Lezhës, por nuk mundi që t’iu mbijetonte plagëve me armë zjarri që kishte marrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *