Vendi
Theu masat kufizuese, gjobitet kryeministrja norvegjeze

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, është gjobitur për shkeljen e masave kufizuese kundër COVID.
Më herët, ajo kërkoi falje për festimin e ditëlindjes së saj të 60-të me 13 anëtarë të familjes në një vendpushim malor në shkurt, edhe pse grumbullimet prej më shumë se 10 persona ndaloheshin. Ajo deklaronte asokohe se ishte “shumë e trishtuar për atë që ka ndodhur”.
Ajo është gjobitur me 20 mijë korona norvegjeze, afro 1500 euro për shkeljen, tha shefi i policisë Ole Saeverud.
“Ne planifikuam darkën në restorant, i cili besonim se ishte në përputhje me masat. Ishte në një restorant ku prenotuam tre tavolina të ndara dhe ku qëndruam të ndarë”, tha Solberg.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




