E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Theresa May i “mbijeton” shkarkimit dhe konfirmon: Nuk kandidoj në zgjedhjet e ardhshme

Kryeministrja britanike, Theresa May, i ka mbijetuar një vote mosbesimi që është organizuar nga konservatorët e Partisë së saj, Tory.

 

Ajo ka fituar 200 vota në favor të saj, në krahasim me 117 vota tjera kundër.

 

Reklamë

Për të fituar këtë proces, asaj i janë dashur 159 vota, apo gjysma e deputetëve parlamentarë, plus një tjetër votë.

 

Duke folur jashtë objektit të kryeministrisë në Downing Street, kryeministrja britanike ka thënë se “një numër i madh i kolegëve kanë votuar” kundër saj.

 

Ajo shtoi se politikanët e të gjitha anëve duhet të bëhen bashkë për të vepruar në të mirë të interesit kombëtar.

 

Por me heret May kishte deklaruar se nuk do të drejtojë partinë e saj në zgjedhjet e ardhshme.

 

“Ajo ka thënë se nuk do të garojë në zgjedhjet e përgjithshme”, ka thënë ministrja për Punë dhe Pensione, Amber Rudd para gazetarëve.

 

Njoftimi për votën e mosbesimit ndaj saj ka ardhur vetëm dy ditë pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka marrë vendim se Qeveria britanike mund të tërheqë njëanshëm vendimin për t’u larguar nga blloku evropian, pa u konsultuar me shtetet tjera anëtare./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë