Subscribe

Prestigjozja britanike “The Economist” i ka kushtuar një artikull transformimit të shpejtë të tiranës dhe rolit të kryebashkiakut veliaj.

Shkrimi vë në focus ndryshimin e plotë të sheshit skënderbej, dhe rinovimin e infrastrukturës

 

“Asnjë qytet në Europë nuk ka ndryshuar në 25 vitet e fundit kaq shumë sa Tirana. Tani, kryebashkiaku Erion Veliaj, që prej disave pritet të jetë lideri i ardhshëm i vendit, po e ndryshon atë sërish. Në dy vitet e tij të para si kryetar bashkie, Veliaj, anëtar i Partisë Socialiste, punoi me qendrën e qytetit. Në qershor ai përfundoi punimet me sheshin “Skënderbej” në zemër të Tiranës. Dikur në atë që ishte një rrethrrotullim i trazuar, makinat janë zëvendësuar me pemë e shatërvane. Tani ka në plan rinovimin e piramidës së Tiranës.

Një çerek shekulli më parë, Tirana ishte më shumë kryefshat se sa kryeqytet.

 

Prestigjozja britanike vijon me një histori të shkurtër të karrierës politike të Veliajt, për të cilin thotë se e nisi punën aty ku e la Edi Rama në 2011-ën. Ai vlerësohet se ka zhvendosur vëmendjen në periferi të Tiranës per here te parë në 25 vite..

“Pothuajse të gjitha ndërtesat atje ishin ilegale. Disa shtëpi dhe biznese të ndërtuara në parqe e zona të tjera ku nuk duhet, janë shkatërruar. Për shumë, kjo është hera e parë që kryeqyteti po bie në kontakt me periferinë në 25 vite”.

I pyetur nëse dëshiron të drejtojë Shqipërinë në të ardhmen, Veliaj ka thene se në mendjen e tij kërkon të fitojë vetëm mandatin e dytë si Kryetar Bashkie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *