Policia e Tiranës përmes një njoftimi zyrtar komunikoi arrestimin e shtetases Alda Klosi, ish-zyrtare e lartë e Ministrisë së Ekonomisë dhe shefe kabineti në kohën kur ishte Minister Arben Ahmetaj.

 

41-vjecarja është e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

 

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asetet Kriminale ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ndaluan shtetasen A. K. (Ç)., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehjen ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nënpunësve publik, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimatrisë kiminale” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale., njoftoi policia.

 

Kujtojmë që në banesën e Alda Klosit, pastruesja e saj mori qindra mijëra euro,të cilave nuk iu dihet burimi. Prangosja e Alda Klosit vjen pas deklarimeve që ka dhënë para grupit hetimor pastruesja e arrestuar Rozeta Dobi bashkë me djalin e saj Havier Dobi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *