Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin për gjendje të jashtëzakonshme për shkakt të situates së krijuar nga koronavirusi.

 

HASHIM THAÇI

PRESIDENT I KOSOVES

Bazuar në detyrat e mia kushtetuese si President, pas takimit me Këshillin e Sigurimit të Kosovës, kam nënshkruar një dekret për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme per situatën e krijuar nga shpërthimi i COVID-19.

 

Vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme, kreu i shtetit e bëri të ditur gjatë një konference shtypi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Megjithatë, Qeveria, gjatë një konference pas asaj të Thaçit, e quajti këtë gjë masë ekstreme dhe të panevojshme. Për të hyrë në fuqi, dekreti duhet të votohet nga dy të tretat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës brenda dyzet e tetë orësh.

 

Ndërkohë, Mali i Zi raporton për dy rastet e para me koronavirusin e ri. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri Dushko Markoviç. Dy gra, të cilat kishin hyrë nga vende të prekura me COVID-19 kanë rezultuar pozitive. Të prekurat janë të moshave 71 dhe 48-vjeç janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Serbi janë regjistruar edhe 11 raste të reja me koronavirus dhe numri ka shkuar në 83 ndërkohë një pacient është shëruar. Shtimi i rasteve ka detyruar qeverinë të shtojë masat. Nga ora dhjetë në të gjitha zonat urbane është absolutisht e ndaluar dalja në rrugë për persona mbi 65-vjeç dhe për ata mbi 70-vjeç në zonat rurale. Nga ora 8 e mëngjesit askush nuk mund të jetë në rrugë përveç autoriteteve. Gjithashtu, Forcat e Armatosura Serbe do të marrin nën kontroll vendkalimet kufitare.

 

Maqedonine e Veriut numri i të prekurve me koronavirus ka arritur në 31, mes tyre  4 persona nga personeli shëndetësor, dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra e Madhe. Ndërkaq në Greqi numri i të prekurve ka shkuar në 387 dhe janë shënuar pesë viktima.

 

Edhe Turqia ka shënuar viktimën e parë me koronavirus. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë. Pacienti ishte një burre 89-vjeçar, që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij. Turqia zbuloi 51 raste të reja të COVID-19 të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus në 98.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *