E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Thaçi reagon pas deklaratës së Merkelit për mosndryshim të kufinjve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratën e kancelares gjermane, Angela Merkel, lidhur me ndryshimet e kufinjve në Ballkan.

 

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi megjithatë ka kërkuar nga shumica e vendeve të Bashkimit Europian që t’i bindin pesë vendet mosnjohëse si dhe Serbinë që ta njohin Kosovën.

 

Reklamë

“E përshëndes deklaratën e Kancelares Angela Merkel rreth pacenueshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Krejt çka mbetet të bëhet është që shumica e vendeve të bashkimit Europian t’i bindin pesë vendetmosnjohëse dhe Serbinë që ta njohin Kosovën me kufijtë që i ka. Sa më shpejt që të arrihet kjo, aq më mirë për rajonin”.

 

Ndërkohë Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë të hënën se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Bosnjës, Denis Zvizdiç, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në rajon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë